Politikë

Rudina Hajdari flet në Kuvend për Elbasanin pasi vendosi të kandidojë atje: Dinë banorët ç'bëhet e policia jo

Rudina Hajdari flet në Kuvend për Elbasanin pasi vendosi të

Rudina Hajdari kandidon si deputetet në Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ajo do të kandidojë nën siglën e Nismës Thurje. Pasi bëri publike zonën ku do kandidojë, nga Kuvendi sot shfrytëzoi foltoren për të folur për Elbasanin. Hajdari tha se banorët e qytetit i dinë me detaje veprat kriminale të bandave në Elbasan, emrat e tyre dhe detaje të frikshme të bandave, ndërsa shtroi pyetjet se pse policia dhe institucionet nuk dinë gjë: Si ka mundësi që drejtori i policisë nuk di gjë, ministri nuk di gjë, kryeministri nuk thotë asgjë, as kryeprokurori? Si ka mundësi që ky shtet është gati ti kapi fshatarët ti gjobisë ti marrë qytetarët tu vërë taksa, tarifa, të bëjë çdo lloj gjëje që të ndjejnë  varfërinë.

Rudina Hajdari:

"Vij pas disa javësh ngë Elbasani shikoj çdo njeri që jeton në Elbasan i di me emra mbiemra grupet kriminale, nuk ka banor që nuk  di me detaje nga më të frikshme aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë qarkun e Elbasanit, të gjithë kanë dijeni për aktivitetet kriminale aty, si ka mundësi që drejtori i Policisë nuk di gjë, ministri nuk di gjë, kryeministri nuk thotë asgjë, as kryeprokurori?

Si ka mundësi që kjo qeveri ti marrë qytetarët dhe ti vërë litarin në fyt, ti gjobisin pa mëshirë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike. Ky shtet është i njëjti shtet që sot vret të rinjtë që kanë kaluar orarin. Si ka mundësi që i njëjti shtet u vendos gjoba atyre bizneseve që me zor po luftojnë me pandeminë. Në Elbasan i vetmi aktivitet që ekziston është kriminaliteti. Shkoni dhe flisni me tregtarët, do iu tregojnë se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, vetëm janë goditur".

*Tiranapost.al.