Politikë

Rudina Hajdari një shënim për Vjosa Osmanin që doli kundër partisë

Rudina Hajdari një shënim për Vjosa Osmanin që doli

Rudina Hajdari ka postuar një shënim në Instagram, ku përgëzon Vjosa Osmanin e cila doli kundër partisë së saj, në votimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit në koalicion me LDK-në e Isa Mustafës.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat shkruan se ky votim në Kosovë, në situatë koronavirusi dhe vetëm 50 ditë pas konstituimit, tregoi fytyrën e vërtetë të atyre që nuk e duan përparimin e vendit, por xhepat dhe postet e tyre.

Kujtojmë se Rudina Hajdari doli kundër partisë së saj për djegien e mandateve.

Postimi i plotë:

Përgëzova sot zj. @vjosa.osmani për qëndrimin e saj tepër kurajoz. Sa herë dalin në skenë demek “tradicionalistat” e institucioneve apo “luajalistët” e partive këtej nga fshatet tona të kalbura nga korrupsioni, shfaqet fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan përparimin e vendit, por vetëm xhepat e postet e tyre.