Politikë

Rudina Hajdari nuk është kryetare e Nismës Thurja, por do kandidojë në Shkodër

Rudina Hajdari nuk është kryetare e Nismës Thurja, por do

Rudina Hajdari nuk është drejtuese e partisë së re ‘Nisma Thurje’, por do të jetë kandidate në qarkun e Shkodrës. Kështu deklaroi Endri Shabani, i cili deklaroi se është ai kryetar i partisë, i zgjedhur nga grupi nismëtar.

"Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje. Znj. Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë. Ka pasur një periudhë diskutimi për ta vazhduar apo jo dhe u mor vendimi për të vazhduar me bashkëpunimin", tha ai për ‘Report Tv’, ndërsa deklaroi se ai vetë nuk të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.

Nisma Thurje u zyrtarizua të shtunën, përmes një prezantimi virtual të ideve dhe të skuadrës së saj.