Politikë

Rudina Hajdari nxjerr videon e vjetër: Lulzim Basha nuk ka qëndrueshmëri

Rudina Hajdari nxjerr videon e vjetër: Lulzim Basha nuk ka

Në një konferencë për mediat deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari publikoi një video të Bashës ku premton në 2017-ën se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllura, por që me deklaratën e djeshme doli se gënjeu hapur.

Hajdari: “Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë”.