Politikë

Rudina Hajdari për diçka që 'nuk shkon' me protestën

Rudina Hajdari për diçka që 'nuk shkon' me

Një ditë më parë, Rudina Hajdari deklaroi përmes një videoje se Teatri u përish me një marrëveshje të plotë. Dhe duke ironizuar opozitën, tha se ata që ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë pazaret.

A është kjo marrëveshje e mundshme për zgjedhje të parakohshme? Kjo mbetet për tu parë, por sot zonja Hajdari ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale ku skruan se e mbështet protestën e artistëve, por iu bën thirrje politikanëve të qëndrojnë larg kësaj proteste të artistëve që ishin kndër shembjes së Teatrit dhe qytetarëve që i mbështesin.

Duam të dëgjojmë zërat e tyre, shkruan mes të tjerash, deputetja e opozitës parlamentare.

Më poshtë keni shënimin e plotë:

E mbështes protestën e artistëve sepse është e drejtë. Kur frika vdes, mund të arrihet çdo gjë, liria dhe demokracia. Politikanë, rrini larg kësaj proteste qytetare se duam të dëgjojmë zërat e tyre.

Rudina Hajdari për diçka që 'nuk shkon' me