Politikë

Rudina Hajdari shkarkohet nga grupi: S’bëhem pjesë e pazareve, amaneti i babait tim do shkojë deri në fund

Rudina Hajdari shkarkohet nga grupi: S’bëhem pjesë e pazareve,

Rudina Hajdari ka vendosur që mos të komentojë gjatë vendimin e Grupit Demokrat për shkarkimin e saj si kryetare, ndërsa gjatë fjalës së saj në Kuvendi fokusi i saj ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor. E vetmja gjë që lidhej me cështjen ishte se nuk bëhet pjesë e pazareve, pasi është vajza e Azem Hajdarit dhe do ta çojë amanetin e tij deri në fund.

"Ky parlament kalon ligje, 90% fshihet një deputet që ka një biznes apo kompani apo do të shesë pronat apo të bëjë pazare dhe asnjëherë nuk bëhen ligje për ata që luhet me taksat e tyre çdo ditë. Skena politike është shndërruar, që pas tyre kanë një të fortë, një narkotrafiknat, ka edhe nga ata opozitar që duan një llokmë,mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem pjesë e tyre.

Duhet të mbarojë kjo politikë me shkelje syri, bëjmë akuza dhe flasim për koncesione dhe në darkë ulemi për të marrë një llokmë nga ai koncesion. Nuk do të jem kurrë mashtruese nuk do të dal me asnjë qindarkë më shumë. Unë nuk bëhem pjesë e pazareve, do jem kjo që jam edhe pse do kem shumë shkopinj nën rrota, do më luftojnë shumë njerëz. Qytetarët do i ngenë sytë dhe do e kuptojnë që unë quhem Rudina Azem Hajdari, do e coj deri në fund amanetin e tij!", tha Hajdari.

Vendimi për shkarkimin e Hajdarit erdhi pas debateve për Reformën Zgjedhore, ku deputetët e opozitës kërkojnë lista të hapura dhe janë kundër reformës që po bëjnë palët në tryezën e bisedimeve, pjesë e së cilës është edhe deputetja Rudina Hajdari.