Politikë

Sa kushtoi një votë e vlefshme? KQZ publikon tabelën sipas llogarive dhe ndryshimeve në Kod

Sa kushtoi një votë e vlefshme? KQZ publikon tabelën sipas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar projekt-vendimin mbi përcaktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme për zgjedhjet që u mbajtën më 25 Prill 2021. Sipas Kodit Zgjedhor, kjo përcaktohet si dy herë më i madh se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.

Në vitin 2017 fondi i vënë në dispozicion për partitë ishte 65,000,000 lekë. Ndërsa për vitin 2021 fondi ishte 130,000,000 lekë.

Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme 130,000,000 (njëqind e tridhjetë milion) lekë / 1,533,334 (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre e treqind e tridhjetë e katër) vota = 84,78 (≈ 85) lekë.

Partitë që kanë përfituar jo më pak se 1 për qind të votave dhe votat e vlefshme të grumbulluara prej tyre, janë si më poshtë:

1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota 2,2479%
2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota 6,8143%
3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota 39,4259%
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota 48,6741%

Gjithsej vota të vlefshme numërohen 1 533 334.

Sa kushtoi një votë e vlefshme? KQZ publikon tabelën sipas

Dokumenti i plotë.

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur