Politikë

Sali Berisha do jetë kandidat për deputet dhe ku të dojë!

Sali Berisha do jetë kandidat për deputet dhe ku të dojë!

Ku të dojë! Kështu u përgjigj pa hezituar kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nëse do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet i Partisë Demokratike dhe në listën e cilit qytet. Basha tha se partia do jetë e hapur edhe për çdo emër qoftë nga ata që kanë qenë kritik me të, ose që vazhdojnë ta kritikojnë.

A do jetë Sali Berisha kandidat për deputet të Partisë Demokratike?

Basha: Po

Në listën e cilit qytet?

Basha: Ku të dojë.

Duket se PD ende do ketë në krye figurën e liderit historik të partisë, tashmë 75 vjeç.