Politikë

Salianji del jashtë kontrollit në seancën parlamentare me fjalor të rëndë. Tenton të përplaset fizikisht me Erjon Braçen

Salianji del jashtë kontrollit në seancën parlamentare me fjalor
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dalë jashtë kontrollit gjatë seancës plenare duke shpërthyer në ofendime ndaj Erion Braçes. Sharje që më pas janë shëndruar në përplasje fizike dhe është dashur ndërhyrja e truprojave për të ndalur deputetin e PD-së. Seanca është ndërprerë për disa minuta.

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. Për ty e kam. A je ti zv.kryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del… O kone mos mu drejto mua si kone se je mësuar me këta,” tha Salianji.

Shihni videon:

Tiranapost.al