Politikë

Sandër Lleshaj i kërkon live presidentit Meta: Vetëm një muaj ‘Armëpushim’

Sandër Lleshaj i kërkon live presidentit Meta: Vetëm një

Ligji për ndryshimin e betimit të gjyqtarëve në rast të kalimit të afatit kohor nga presidenti, me një situatë të ngjashme që shkaktoi një përplasje mes maxhorancës, Kuvendit dhe presidentit në Gjykatën Kushtetutese, nuk është një arsye e fortë sipas ministrit Lleshaj për të shpallur luftë politike. Sidomos në një moment kur BE pritet të marrë një vendim për negociatat. Pas letrës së dërguar nga Meta në Bruksel me doza të forta shqetësimi ku flet për një krizë të thelluar politike, ministri i Brendshëm i kërkoi të paktën një muaj armëpushim.

Nga studioja e RealStory të Sokol Ballës, ai tha se me ligjin e ri nuk i preket asnjë kompetencë presidentit dhe i bëri thirrje:

E vetmja gjë që s’na duhet tani të paktën, të paktën presidenti dhe kushdo tjetër, duhet të bëhet një pakt, një armëpushim një muaj, vetëm një muaj.

Jo për hir të qeverisë, por për hir të Shqipërisë. Në jemi përballë vendimit të rëndësishëm për Shqipërinë pas shumë e shumë andrrallash. Kemi një momentum pozitiv që u krijua në solidaritet në përkrahje të Shqipërisë pas tërmetit, ishte pozitiv dhe një momentum që duhet shfrytëzuar pozitivisht nga gjithë aktorët për të mirën e vendit.

Edhe në luftë, edhe palët ndërluftuese kanë gjetur madhështinë për të thënë një javë armëpushim. Armëpushim jo paqe. Dhe kjo do të ishte minimumi që do të kërkohej nga presidenti e kushdo tjetër. Lëreni Europën të qetë të shohë dhe të marri një vendim që na duhet. Dhe kjo është ajo që nuk pranohet, dhe pastaj kur merr në konsideratë se për çfarë po diskutohet? Po bëhet diskutim për një ligj që nuk i ka prekur asnjë fije kompetence presidentit.