Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron, vizitë zyrtare në Tiranë javën e ardhshme
E Diel 19 Maj 2024, 10:02
TiranaPost
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë. Mediat britanike shkruajnë se Cameron pritet të mbërrijë në vendin tonë javën e ardhshme.
Në axhendën e vizitës së Cameron në Shqipëri është planifikuar takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Në fokus të këtij takimi, sipas mediave britanike, do të jetë emigracioni i paligjshëm. The Sun shkruan se Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.