Politikë

Shëndetësia një dështim i tmerrshëm. Reagon Beqaj pas Vasilit: Disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun

Shëndetësia një dështim i tmerrshëm. Reagon Beqaj pas

Në një postim sot në rrjetet sociale, ish deputeti i LSI-së Petrit Vasili kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, duke thënë se shëndetësia ka dështuar dhe se situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit. Për replikë të tij, ish ministri i Shëndetit Ilir Beqaj nisur dhe nga drejtimi i sitemit shëndetësor prej më shumë se tre vitesh tregon sipas tij disa të vërteta. Ai liston masat e marra për pandeminë, ligjet e reja që prekin sistemin shëndëtor dhe në fund ironizon Vasilin ku thotë: Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin 5 milionë euro për modernizimin e spitalit të Traumës.

Shënimin e plotë e lexoni si më poshtë:

“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.”

Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithseicili është I lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, seicili nga ne, mbi super vetëm kokën e tij mban.

Por meqë për 3 vite e gjysëm kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.

Po e nis nga pandemia e Covid -19.

Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.

Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.

127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjenës Mjekësore në RSH”.

Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim.

Gjatë pandemisë recetat me rmbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e failjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektornikisht në rrejtin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.

Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 5 vjteësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korcë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit.

Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.

Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin5 milionë euro modernizimin e spitalit të Traumës.

Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurollogjik në QSUT

Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT.

Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.

Na fal o zoti Vasili për mijra katarakte FALAS për pensionistët.

Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës

Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës.

Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara.

Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.

Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe.

Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo.

Statusi i Petrit Vasilit:

Qeveria te dorehiqet menjehere,per shkak te saj gjendja katastrofale me Pandemine!

Deshtimi shume i rende i Qeverise ne administrimin e Pandemise eshte fakt i dhimbshem dhe i pakundershtueshem.

Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19.

Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit.

Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar.

Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites.

Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine.

Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate.

Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur,konfuze,duke improvizuar empirizma antishkencore.

Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.

Hapi i pare i qeverise ne emer te jeteve te humbura dhe te mijra infektuarve eshte te jape menjehere doreheqjen.

Qeveria refuzoi cdo propozim, beri nje testim minimal dhe teresisht te pamjaftueshem imponoi kufizime levizje jo shkencore administroi ne menyre te gabuar permes numrit 127, nuk mobilizoi ne kohen e duhur Kujdesin Shendetesor Paresor, nuk siguroi paisje mbrojtese per personelin shendetesir dhe popullaten ne teresi, nuk siguroi respiratore dhe trinomin testim gjurmim trajtim nuk e vuri ne qender te strategjise.

Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve.

Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.

Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.

Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij.

Shqiptaret e shohin dhe po e vuajne ne kurriz deshtimin e qeverise qe ju kushton jeten atyre.

Shqiptaret cdo gje mund t'a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.