Politikë

Sherr me replika/ Me Ramën, por presidenti e ka edhe me Bashën! Përmbledhje e ditës

Sherr me replika/ Me Ramën, por presidenti e ka edhe me Bashën!

Sherri me replika mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama është thelluar që pas mbledhjes së Ambamblesë Kombëtare të PS, ku Rama kritikoi dekorimet e presidentit, për të cilat tha: është presidenti i parë dhe i fundit që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte, nuk ka, nuk ekziston. Mbretërit dhe presidentët nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye të thjeshtë, dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët.

(Replikat vijuan edhe në fundjavën e kaluar, zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë...)

Sot në konferencë për shtyp presidenti Meta bëri një deklaratë, ku tregonte fuqinë si një Komandant i Përgjithshëm i forcave të Armatosura.

Meta tha:

Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Dhe në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Dhe të duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por edhe të cdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës.

-Por presidenti Meta sot nuk e kishte vetëm me Ramën. Një deklaratë e tij, pas një pyetje për Bashën, ku ky i fundit tha se Meta mund të bëjë opozitarin aq sa ai për presidentin, Meta përgjigjet:

'Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë'.

-Nga videoja shkëputur nga konferenca, duket qartë që Meta nuk e ka me Ramën për frazën: Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng, përsëri presidenca është përpjekur ta neutralizojë dhe të tërhiqet nga kjo deklaratë për Lulzim Bashën, duke thënë se e kishte me Ramën.

 

 

-Tedi Blushi bëri statusin në Facebook, duke u tërhequr nga deklarata, e duke thënë se e kishte me Ramën. 

Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për "pengun" i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!
Kjo është e qartë!

Sherr me replika/ Me Ramën, por presidenti e ka edhe me Bashën!

-Pas deklaratës për Forcat e Armatosura, reagoi kryeministri Rama nga Twitteri, ku i citon presidentit edhe Kushtetutën, dhe nuk prek aspak deklaratën e Metës ku sipas tij iu adresua Ramës dhe jo Bashës. 

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!

Sherr me replika/ Me Ramën, por presidenti e ka edhe me Bashën!

-Gjuha ashpërsohet nga presidenti Meta, i cili përmes zëdhënësit Tedi Blushi shkruan:

Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!

THELLOHU E REFLEKTO URGJENT

Sherr me replika/ Me Ramën, por presidenti e ka edhe me Bashën!

-Kryeministri Rama ende nuk ka replikuar. 

-Historia e Izebegoviç, ish presidentit të parë të Bosnje-Hercegovinës që përmendi Meta sot: 

Kur morën peng Alija Izebegoviç në aeroport, serbët për shkak të një tradhtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë ‘merre zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni'.