Politikë

Shqipëria do ndjekë shembullin e Amerikës në zgjedhjet e 25 prillit!

Shqipëria do ndjekë shembullin e Amerikës në zgjedhjet e 25

Emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit mund të votojnë me postë, ashtu si vepruan SHBA-të për zgjedhjet presidenciale për vendasit, për shkak të Covid. Ky vendim, i cili nuk është zyrtarizuar ende, u mor nga grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili shqyrtoi disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit: atë të votimit me postë, në konsulatë dhe atë elektronik. 

Sipas raportimeve, KQZ ka dalë në këtë përfundim pas shqyrtimit të kushteve, si shtrirja gjeografike e diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike.  Kështu, grupi i Punës vlerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Por si do të votojnë emigrantët?

Ata duhet së pari të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, personi duhet të hyjë në portalin e KQZ-së dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e KQZ bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.

Fletën e votimit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së dhe pasi e plotëson e dërgon përmes postës në Shqipëri, për adresën ende nuk ka informacion.