Politikë

Shqipëria hapa prapa në demokraci, dhe e korruptuar, Edi Rama i kthen përgjigje drejtorit të VOA, Elez Biberaj

Shqipëria hapa prapa në demokraci, dhe e korruptuar, Edi Rama i kthen

Në 30 përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë me SHBA-ve, Drejtori për Euroazinë mbajti një fjalim aktivitetin e zhvilluar nga ambasada amerikane, ku tha se Shqipëria është shndërruar në një vend autokratik, jo-funksional dhe nga më të korruptuarit në Europë.

“Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet”- ky ka qenë paragrafi më i fortë i Elez Biberaj në fjalimin e mbajtur në 30 vjet e rivend mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Shqipëria hapa prapa në demokraci, dhe e korruptuar, Edi Rama i kthenElez Biberaj

Edi Rama sot i është përgjigjur në intervistën dhënë News 24, duke e quajtur këtë qëndrim të Biberaj, “tendecioz”:

"Nuk është imazhi i Shqipërisë ky, ky është opinion i Elez Biberajt. Për Elez Biberajn kam pasur shumë respekt, por dyshoj shumë se prej disa kohësh Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz. Është në të drejtën e tij kjo nuk diskutohet. Edhe të jesh palë edhe të jesh tendencioz nuk është mëkat por nuk përfaqëson në këtë rast zërin e të vërtetës përfaqëson vetëm zërin e tij, të vërtetën e tij. Më vjen keq që është e vërteta e Elez Biberajt sepse për mua Elez Biberaj është një hero i fjalës së lirë dhe dua ta kujtoj si të tillë, nuk dua ta ngatërroj Elez Biberajn që unë kam në mëndje me Elez Biberajn që sot unë fatkeqësisht dëgjoj."- ka thënë Rama.

Tiranapost.al