Politikë

Shqiptarët në kufi/ Majko bën një status pa sukses me komentuesit që i kthehen kundër

Shqiptarët në kufi/ Majko bën një status pa sukses me

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar me një shënim në Facebook për situatën e shqiptarëve të bllokuar në kufi. Majko thotë se nuk është në fushën e tij të përgjegjësisë por shton se ka komunikuar prej disa ditësh me autoritetet përkatëse në vend.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

REAGIM…

Qëndrimi në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë nxit fantazinë. Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare.

Logjika të tilla në "kohë kolere" janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë! Puna si rregull bëhet në zyrë dhe ku nuk kam munguar asnjë ditë!

Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj.

Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës!

Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj!

Por, edhe në luftë, diskutimet janë të lejuar nga distanca! Dikush nuk sheh aspak luftën por interesat e pushtetit pas saj! Dikush do të thotë se ai është më burr i "zoti". Psherëtimat politike në kohë kolere kanë erën e saj!

Duke njohur gjendjen e luftës ju siguroj se kam parë të gjithë të vërtetat që mund të duroj. Ky është momenti ku ndahen karakteret dhe ndarjet politike kanë të bëjnë shumë pak!

Kjo është një kohë e cila kërkon reflektim dhe jo “batuta”. Rezultatet e post-luftës aktuale do të jenë të trishta. Ato do të godasin ekonominë dhe elitat politike të qarta në paqartësi!

Opozita në Tiranë është e qartë vetëm për atë që nuk do! Diskretitimi i marrdhënies politike nuk është opozitarizmi më efikas!

Opozita nuk ka kuptuar se bashkë me virusin ndarjet e ideologjisë e majtë e djathtë po “vdesin" nën presionin e opinionit publik të rrjeteve sociale! Një milion refugjatë sirianë ndryshuan një pjesë të strukturës politike europiane. Në një pjesë të Europës ndodhi “zëvendësimi” i opozitave! E njëjta situatë rrezikon edhe në Shqipëri!

Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…!

Ju siguroj se jemi në punë pa qenë on-line! Publiku do rezultate dhe jo një teatër partizan në rrjetet sociale. Kujdesi i tepërt në emergjencën kombëtare është ana e keqe por edhe ana më emirë e trajtimit të kësaj krize nga qeveria. Kush dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur! Kush dëshiron të kritikojë e ftoj për mirëkuptimin që fuksionon në të tilla raste! Uroj të kuptoni rregullin e artë të Luftës. Ai është, të shpresosh më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqen! Besoni të parën dhe mos haroni të dytën!

Postimi i plotë nga Petrit Vasili:

Rama dhe Majko flene shtepi,ndersa emigrantet jashte!

Eshte kriminale sjellja e Rames me shqiptaret e bllokuar ne kufi te cilet qeveria nuk i le te hyjne ne ardheun e tyre.
Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe cdo norme njerezore.

Po ne kemi edhe Ministri per Diasporen.

Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e veshtron me permallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndersa emigrantet flene jashte te dera e kufirit, qe ua ka mbyllur qeveria e tij.

Po ky Majko kerkoi edhe zyra per emigrantet neper rrethe.Si duket edhe kjo paska qene ndonje nga shakate e tija, sigurisht pa humor.

Po ky Majko u ça dysh edhe per voten e emigranteve.

Ndersa sot Majko hesht.Sa gjynah qe e mbyll trembshëm gojen nga frika e tmerrshme se Rama e heq.

Te tjere socialiste ishin ata, qe e bene Majkon Kryeminister, kur Shqiperia hapte deren per qindra mijra vellezer nga Kosova ne 1999.

Por ata socialiste nuk jane më, ndersa Majko po se eshte vertet me "parimor" se ata.

Rri Pandi rri, mos e shqeteso Ramen.

Mos harro, kur te vijne zgjedhjet vervitu edhe ti me Ramen etj, me autobuze plot qe ti sillni emigrantet per te votuar dhe atehere kufiri do te jete dy kanate hapur, tani ne kohen e pandemise mbylljani kufirin lerini te gdhihen jashte.

Ata flene jashte, ndersa ti Pandi se bashku me Ramen flini ne shtepi, se ata per kete ju kane votuar ne fund te fundit....!?

Por poshtë statusit të tij janë mbledhur shumë komente nga njerëz që e kritikojnë duke thënë se i braktisën shqiptarët, i lanë në të ftohtë.

Një komentues shkruan:

Meqe eshte lufte na thuaj se sa koronavirus vrate dje se sa refugjate i late ne te ftohte dhe pa perkrahje matane pikes doganore e mesuam. Perse beni edhe te dhjerin edhe krenarin. Ajo qe ngre Vasili eshte e drejte dhe ty si koleget e tu ministra te takonte te beje minimumi nje deklarate mbi fatin e tyre. TURP.

Një tjetër shkruan: Eshte e patolerueshme ajo qe bete ne kufi me popullin e thjeshte ,nje diskriminim perball fqinjit ,kan te drejte edhe tju denencojn si shtet .Ju nuk jeni nje qeveri e pergjegjshme per te qeverisur .Zgjidhja mund tu bente per nje ore ,meri dergoje ne shtepi thuaj te vet mbyllen ne shtepi per 14 nqs i gjen policia jasht gjobiti fort edhe me penale ,dhe jo te veproj policia ne ate menyre turp dhe diskriminim.

-Më herët, kryeministri Rama duke iu referuar situatës së krijuar në kufrin e Kapshticës bëri me dije se: Ata emigrantë që kanë dokumente rezidence në një shtet tjetër nuk do të lejohen në asnjë mënyrë që të kalojnë kufirin. Të vetmit që mund të kalojnë kufirin janë ata që “kanë një arsye jetike, të verifikuar nga konsullata më e afërt dhe nuk rri dot pa lëvizur drejt kufirit tokësor, do të mund të shkojë në shtëpi vetëm pasi të karantinohet 14 ditë në një dhomë brenda një strukture hoteliere pranë kufirit, me shpenzimet e veta”.