Politikë

Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se kandidatët. Ja çfarë zbulon sondazhi i Barometrit Politik

Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se

Kë janë më të prirur të zgjedhin shqiptarët, kandidatin, partinë apo të dyja bashkë? Pavarësisht se në këto zgjedhje qytetarët kanë mundësi t’i zgjedhin të dyja alternativat, 73 % e të anketuarve në sondazhin e Barometrit Politik në Euronews Albania kanë zgjedhur partinë, ndërsa 27 % kanë thënë se janë të prirur për të zgjedhur më shumë kandidatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Vetëm 9.6% janë të gatshëm të votojnë për partinë dhe kandidatin që pëlqejnë edhe nëse ai është i një partie tjetër.

Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se

Sondazhi zbuloi se gratë (me 47.2%) dhe grup-moshat 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç (47.2% dhe 51.3%) janë ata që priren të votojnë vetëm për partinë.

Të arsimuarit me shkollë të lartë janë ata që kanë përqindje më të madhe (38.7% dhe 16.2%) në prirjen për të votuar si partinë edhe kandidatin, apo edhe në rastin nëse kandidati është i një partie tjetër.

Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se

Ndërkaq, nga votuesit e PS dhe PD të dy grupet kanë thënë se do të votonin me prirje për partinë.

Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se

Sondazhi i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote mbi 18 vjeç në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

*Tiranapost.al.