Politikë

“Është prap problemi i Lulzimit me numrat”, Rama replika me Bashën: të të them lider i bie të shpërdoroj konceptin

“Është prap problemi i Lulzimit me numrat”, Rama replika

Kryeministri Edi Rama ka replikuar gjatë seancës së sotme në Parlament me Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke ia kujtuar këtij “problemin me numrat”, edhe disa vite pasi ai tha se 7x7 bëjnë 42.

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama i tha Bashës se do ta shpërdoronte konceptin lider, nëse do ta quante atë të tillë, prandaj dhe vendosi t’i referohej si drejtues.

“Minimumi i punës së një drejtuesi, se të të them lider, i bie të shpërdoroj konceptin, është përgatitja para se të flasë, dhe nuk rri si në kafe. The shteti ka filluar të paguajë bregdetin, Ku? Si?

Të kuptoj si thua, se ti do të hysh në zemrat e shqiptarëve. Madje, edhe aty ku të futën të tjerët të tjerët po të nxjerrin. Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin, Lulzim, jo më t’ua hajë lepuri. Shqiptarët e kanë sport politikën. Askund nuk po paguhet begeti Lulzim. Fole për arbitrazh. Si mund të dalë një drejtues dhe të thotë ‘Thonë se”? Po ti kaq mban, se ty të bien rrugës.

Po qe puna për të zgjedhur midis dy të këqijave, njerëzit zgjedhin origjinalin, jo kopjen. Ajo që bëre ti, ndryshon vetën statura, nga mbrapa duket njëlloj. ‘Merr qetësues para se të vish në sallë’, ku e di ti që unë marr qetësues?

Meqë ti e di që dikush që rri afër meje dhunohet, kur të kam dhunuar unë ty? Kemi ndenjur 6 orë bashkë. Të dhunova ty? Thuaju shqiptarëve që të ndahen nga ky dhunues.

Më dëshpëron që e ul veten në nibelin përtej zh-së duke përdorur fjalorin më të ulët. Harrovë që parlamentin Lulzim e ndjekin të gjitha moshat? Ku ishte kujdesi yt? Unë sjam I rënë nga qielli. Nëse këtu ka një burrë që në jetën e tij nuk i ka shkarë gjuha në atë fjalë që unë përmenda”, tha Kryeministri Rama.

Tiranapost.al