Politikë

Shtyhet gjyqi ndaj Salianjit për ‘babalen’! 10 deputetët e PD-së që shkuan për ta mbështetur

Shtyhet gjyqi ndaj Salianjit për ‘babalen’! 10 deputetët e

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për ccështjen Babale”. Në mbështetje të tij në sallën e gjyqit kanë mbërritur 10 deputetë të PD-së, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati.

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore dhe nuk ka marrë asnjë vendim për Salianjin

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e apeloi duke e konsideruar politik.

Rikujtojmë çfarë është skandali Babale:

Albert Veliu, i njohur ndryshe si Dëshmitari X së bashku me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan 4 vite më parë audiopërgjimin e quajtur “Babale”, për shkak të personazhit kryesor të tij, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshem Fatmir Xhafaj bënte pazare droge. Audiopërgjimi ka ngjallur një debat të ashpër politik mes opozitës dhe mazhorancës në atë kohë derisa më pas u vërtetua se e gjitha ishte e inskenuar. Në këtë skandal dyshohet se është implikuar edhe Ervin Salianji, i cili akuzohet se qëndron pas inskenimit të audiopërgjimit.

Pas gjyqit Salianji për gazetarët tha: Nuk është vetëm ky dëshmitar i rremë. Është dhe një personazh tjetër, një person i njohur si Agron Hyseni që policia dhe Prokuroria tentuan ta fusnin, si Agron për Agron. Zëri është i ngjashëm sipas ekspertizës britanike, me atë të personit të denoncuar. Prokuroria dhe organet nuk bënë atë që duhet të bënin, duke u marrë me denoncuesit.

Jo vetëm që i qëndrojmë, por fakti i hetimeve nga prokuroria faktoi plotësisht ato që denonconim dhe u përfshi akoma më shumë struktura, për të mbrojtur trafikun shtetëror të drogës të kryer nën mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS. Nuk ka hetim pasuror për Fatmir Xhafën, si vëllai i një subjekti të OFL-së.

Çfarë do bëj, do hidhem përpjetë. Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh.
Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë nga vettingu ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar.

Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore. Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik.

Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin.