Politikë

Shtyhet mbledhja për Reformën Zgjedhore, kërkesë e PD-së

Shtyhet mbledhja për Reformën Zgjedhore, kërkesë e

Është shtyrë mbledhja që ishte parashikuar të mbahej sot për Reformën Zgjedhore, me kërkesë të Partisë Demokratike. Kjo e fundit ka kërkuar kohë për çështjen e ndryshimit të sistemit.

Ditën e sotme do të zhvillohej tryeza e Reformës Zgjedhore në rend dite: diskutim mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Mbledhja e sotme është shtyrë për ditën e hënë, ora 10:00, me po të njëjtin rend dite. Deri të hënën pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saja për çështjen e administratës zgjedhore.