Politikë

Sidoqoftë… Zgjedhje të lira nuk ka. Avokati Ngjela argumenton pse ka këtë bindje

Sidoqoftë… Zgjedhje të lira nuk ka. Avokati Ngjela argumenton

Zgjedhje të lira nuk ka. Këtë mendon avokati Spartak Ngjela i cili thotë se për sa kohë nuk ka mbaruar reforma në Drejtësi nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndeshme. Ngjela thotë se opozita vendosi për mbledhjen nesër për shkak të presionit që i bënë Bashës sot tre ambasadorët.

Lexoni argumentin e plotë të Spartak Ngjelës:

I kanë ushtruar forcë tre ambasadorët dhe prandaj pranuan të mblidhen nesër opozita në Këshillin politik. Pa pushtet gyqësor nuk mund të ketë zgjedhje të ttjera. Jo të politizuar depolitizuar, duhet të jenë të depolizutuar dhe të zgjidhen me procedurë adekuate që s’ka lidhje me partitë. Këto kanë forca ekstra ligjore, të dyja partitë, por zgjedhje të lira ska. Nëse nuk mbaron reforma në drejtësi nuk mund të kemi dot zgjedhje të lira, por ndërkombëtarët ngulin këmbë sepse mendojnë se do e çojnë në fund reformën në drejtësi. Nëse korrupsioni nuk goditet nuk ka zgjedhje të lira.

-Reforma zgjedhore është për një garë.

Është dhe arbitri, duhet të jetë ligji, por këtu është arbitri. Ata po bëjnë ligin si do funksionojë arbitrimi. Këtu nuk po merret vesh ku fle lepuri. Ca e duan të politzuar ca e duan të depolitzuar. Është kërkuar nga ODIHR që të jetë i depolitizuar, këtë radhë nuk do zgjedhin partitë administrimin e zgjedhjeve, deri tani është politik. Maxhoranca ka 5 opozita ka 4. Ose 4 me tre, por problemi tani është se s’ka më 4 me tre por 7 të zgjedhur, ne nuk dimë procedurën. Fakti që opozita kërkon mbledhje nesër do të thotë se është kërcënuar.

Spartak Ngjela për Euronews Albania/ Ilva Now.