Politikë

Sipas Damian Gjiknurit listat e hapura do sjellin edhe surpriza edhe tension

Sipas Damian Gjiknurit listat e hapura do sjellin edhe surpriza edhe tension

Listat e hapura do sjellin edhe supriza dhe tension, dhe se ky lloj sistemi është eksperiment i madh social. Këtë deklaron përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i cili në emër të PS ka propozuar në Këshillin Politik “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.

Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.

'Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devidentin politik. Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formulë. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe. Po të ishte sistemi kështu pa asnjë lloj pragu e rregulli atëherë kishim sistemin maxhoritar ne'.

Sipas Gjiknurit, ky sistem me lista të hapura është një 'eksperiment i madh social', pasi nuk dihet fakti se si do sillen zgjedhësit.

“Ky është një eksperiment i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.

I pyetur për disavantazhet e këtij sistemi Gjiknuri tha se sjell tension: 

“Dizavantazhet e hapjes së listave është që sjell tension, dhe mund të dalin edhe me surpriza. Unë e kam pasur bindje se këtu do të zgjidheshin elementë të papërshtatshëm për përfaqësimin e qytetarëve. Është hapje e plotë, por që ruan edhe këtë element”.

Lidhur me çështjen e koalicioneve parazgjedhore, Gjiknuri i quajti si "taktika zgjedhore të paaplikuara në asnjë vend evropian". Deputeti socialist tregoi se shumica mbetet e hapur për t'i diskutuar çështjet në Këshillin Politik, por nuk heq dorë nga thelbi i tyre.

Damian Gjiknuri në Ilva Now, Euronews Albania.