Sipërmarrësi i dhuron një jastëk, Rama: Qenka për të sjellë Lulin këtu

E Martë 6 Prill 2021, 18:46
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, ka vizituar ditën e sotme fshatin Rehovë të rrethit Kolonjë, ku ka takuar edhe sipërmarrësit e zonës.
Njëri prej tyre i dhuroi një jastëk, i cili kishte mbishkrimin “20.000 netë gjumë”, çka ka shtyrë Ramën të thotë me humor se atje duhet dërguar Lulzim Basha, duke iu referuar videos ku kreu i PD shfaqej duke fjetur në makinë, që është shndërruar në batutë.
Pjesë nga biseda në Rehovë:
Sipërmarrësi: Zoti Kryeministër, ju kam sjell një jastëk
Rama: Po jastëku duhet...
Sipërmarrësi: Do thoni ju se pse një jastëk! Kjo është për Nikon. E kam shkruar aty, “Ne kemi zemër për fëmijë.
Rama: 20 mijë netë gjumë, qenka për të sjellë Lulin këtu...
Tiranapost.al