Politikë

Sistemi zgjedhor danez: A u propozua nga ambasadorja amerikane? Si përgjigjen Rama dhe Basha

Sistemi zgjedhor danez: A u propozua nga ambasadorja amerikane? Si

Një sistem zgjedhor sipas modelit danez, sistem me lista të hapura.! Kryeminsitri Rama u pyet sot në Euronews, ku gazetarja e bëri fakt dhe i tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se sistemi zgjedhor danez është një sugjerim që ia ka dërguar Këshillit Politik të reformës Zgjedhore.

Sistemi zgjedhor danez: A u propozua nga ambasadorja amerikane? Si

Por Rama u përgjigj duke thënë se nuk di të ketë një sygjerim të tillë:

Ambasadorja ka shprehur se sistemi danez është një sygjerim që i ka mbërritur këshillit poltik për refomën zgjedhore?

Rama: Nuk di të ketë një sugjerim të tillë se nuk është ambasadorja amerikane e përfshirë në një temë të tillë dhe nga ana tjetër kjo nuk është teme e reformës zgejdhore sa më takon mua dhe ne, pasi tema e reformës zgjedhore është e përcaktuar nga Këshilli europian BE një reformë zgjedhore e votuar në parlament mbi bazën e rekomandimeve të OSBE ODIHR, bisedimet për një ndryshim sistemi askush nuk i pengon por e kam thënë kohë më parë që për ne ky është detyrimi. Askush nuk ka detyrimn të bjerë dakord me pahir.

Rama u takua sot për herë të tretë me ambasadoren ku diskutimi ka qenë për shpejtimin e reformës zgjedhore.

Kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet sot gjithashtu nëse ka pasur një propozim të tillë nga ambasadorja amerikane. Basha tha se nuk ka parë propozim amerikan për sistem zgjedhor.

A ka pasur propozim nga amerikanët për sistem zgjedhor?

Basha: Nuk kam parë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.

Flitet për modelin danez?

Basha: Jua dhashë përgjigjen.

-Por republikani Fatmir Mediu deklaroi jo më larg se dje se në tavolinën e tyre kishte mbërritur propozimi i ambasadores Kim, për aplikimin e një sistemi të ri zgjedhor në vend sipas modelit danez.

“Ambasadorja amerikane ka sjellë një propozime për sistemin danez. Unë nuk besoj që ambasadorja amerikane ka sjellë thjesht për të konsumuar një ide, por sepse ka gjykuar se është një sistem që vlen nga pikëpamja e përfaqësimit dhe klimës politike në Shqipëri”, u shpreh dje Mediu.

Po ashtu deputetja Rudina Hajdari ka konfirmuar para mediave se ky propozim është bërë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Së fundmi ish deptuetja Grida Duma ka thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë propozim konkret për një sistem zgjedhor me lista të hapura, për Ora News. 

Ndërsa Astrit Patozi i Bindjes Demokratike  e ka konfirmuar.

Në tryezën e reformës Zgjedhore, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka thënë se ndryshimi i sistemit mund të vijë në një moment tjetër, por tani sipas tij ka rëndësi të miratohet reforma zgjedhore para 31 majit, për të cilën palën ranë dakord.

Me ngjarjen e teatrit, opozita jashtëparlamentit ka bojkotuar tryezën. Ambasadorja amerikane ka bërë thirrje të përshpejtohet kjo reformë për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa me Bashën ende nuk është takuar.

Propozimi i ambasadores mund të ketë qenë një sugjerim për në të ardhmen apo për tani? Por ndërkohë nëse kërkohet ndryshim sistemi zgjedhor, a mundet të përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme?