Politikë

S’ka konsensus në Këshillin Politik. Opozita: Gjiknuri bëri deklaratë të rëndë, PS: Rrezikojmë përgatitjet e zgjedhjeve

S’ka konsensus në Këshillin Politik. Opozita: Gjiknuri bëri

Nuk është gjendur konsensusi edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, me palëve politike. Opozita ngul këmbë që ti drejtohet ODIHR sipas tyre për ndryshimin e rregullave të lojës nga maxhoranca, ndërsa kjo e fundit thotë se janë zbatuar të gjitha pikat e rekomanduara nga insitutucioni europian dhe se tashmë duhet të votohet në Kuvend. Petrit Vasili nga LSi tha se Gjiknuri bojkotoi mbledhjen dhe se bëri një deklaratë të rëndë. Sipas tij ai ka thënë: Ne jemi maxhorancë dhe votojmë ligjin që na leverdis.

Lexoni qëndrimet e tyre pas mbledhjes:

Damian Gjiknuri: Nuk mundet të pengohet vazhdimisht ligji zgjedhor në emër të konsensusit, ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi pë të gjetur votat e nevojshme, dhe ndërkohë i kërkojmë PD të gjejë një model europian. Ama të rrish në një traditë që ka rënë më vjen keq. Ne duhet të ecim para pasi koha është kritike, duhet të kemi një ligj zgjedhor, sepse ndryshe rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve. Na duhen edhe dispozitat e munguara që të fillojë organizimi i zgjedhjeve.

A rrezikon vendi për në BE?

Nëse praktika e imponimit të jetë ajo që do Europa unë nuk e besoj, ne po themi të gjejmë model europian, nuk e di sa  europiane është kjo praktike ballkanike me imponim. Lista që kemi propozuar ne, synon që partitë konkurrojnë me ekip, zgjedhësit me nga dy vota, një zgjedh ekipin një zgjedh individin. Zgjedhin emra brenda ekipit.

Thirrja ime publike është që nëse dëshirojnë konsensus hajdeni me produkt, me një formulim ligji europian për lista të hapura qoftë lista të mbyllura, nëse nuk e pranojmë e çojmë ke ODIHR.

Oerd Bylykbashi: Opozita nguli këmbë që e vetmja pikë axhende është nënshkrimi i përbashkët i kërkesës drejt ODIHR për zbatimin e standardeve kombëtare per ndryshimin e sistemit, Gjiknuri refuzoi ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndirmin e tij për të ndryshuar rregullat kur loja ka filluar. Opozita kërkoi ti drejtohemi ODIHR si arbitër, po refuzohemi.  

Petrit Vasili: Zoti Gjiknuri braktisi tavolinën duke i bërë shërbim strategjisë së bllokimit të Këshillit.  Ai tha se duke qenë se jemi maxhorancë ne miratojmë ligjin që na leverdis. Kjo ishte deklaratë e rëndë.

Rudina Hajdari: 

Ne duhet të vazhdojmë ti bëjmë thirrje PS për të hapur listat 100% nuk mund ta devijojnë këtë debat të rëndësishëm. Ne nuk negociojmë dhe s'bëjmë asnjë centimetër pas se sovraniteti i popullit duhet të jetë i pasqyruar në parlamnetin e ardhshëm. Kushdo të jetë kryeministër nesër, do jemi në gjendje të ulim korrupsionin. U bëj thirrje deputetëve të opozitës parlamentare që të bojkotojnë çdo mbledhje dhe seance deri sa të pranohet kërkesa jonë për lista 100% të hapura.