Politikë

Sondazhet e projektojnë si ministren më pak të pëlqyer! Ja si i përgjigjet Spiropali

Sondazhet e projektojnë si ministren më pak të pëlqyer! Ja

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, është e ftuar në emisionin “Ilva Now”, i njëjti program televiziv që publikoi sondazhin e pëlqyeshmërisë së ministrave, ku ajo figuronte më pak e pëlqyera nga ministret gra.

Spiropali e ka komentuar me sportivitet faktin dhe ka thënë se rezultati i sondazhit nuk e shqetëson dhe se mbështetjen e njerëzve e gjen në zonat ku shkon për fushatë.

“Kjo gjë nuk më shqetëson fare, përkundrazi, ndjej që në zonat ku shkojmë gjejmë mbështetje shumë të madhe, sepse njerëzit shohin përtej. S’e bazoj fare këtu... sepse po të marrim rrjetet sociale, faqet etj... modestish jam ndër më të ndjekurit, por edhe ky lloj popullariteti për mua nuk ka ndonjë vlerë, sepse unë e gjej vlerën te puna që bëj, te mbështetja që marr dhe rezultati që marr... shumë armiq, shumë ndere”- ka thënë Spiropali për gazetaren Ilva Tare.

Tiranapost.al