Politikë

Sondazhi i dytë i Piepolit/ Për cilën parti do të votonin sot shqiptarët? PD-LSI do të humbnin 2% të mbështetjes nëse dalin me vetëm 1 listë

Sondazhi i dytë i Piepolit/ Për cilën parti do të votonin

Tre muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, Instituti prestigjioz italian Piepoli ka realizuar sondazhin e dytë.

Sipas sondazhit 92% e shqiptarëve janë të bindur se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet ardhshme, ndërkohë që 3% ende nuk kanë një vendim dhe vetëm 2% anojnë nga përgjigja negative.

Shifra e votuesve që presin 25 prillin për të vendosur është rritur krahasuar me sondazhin e publikuar më 8 dhjetor, ku 86% e shqiptarëve janë shprehur se do të marrim pjesë në zgjedhje.

Sondazhi i dytë i Piepolit/ Për cilën parti do të votonin

Përmes sondazhit po ashtu tregohet se 48-42% e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste, 31-35% do të votonin Partinë Demokratike dhe 4-8% do të votonin LSI-në.

Sondazhi i dytë i Piepolit/ Për cilën parti do të votonin

Në sondash po ashtu votuesit shprehen se do të votonin listën e përbashkët PD-PS me 80% të tyre, ndërkohë që 15% shprehen në mëdyshje. Por vihet re se mos votuesve të tyre 2% janë të bindur se nuk do ta votonin një listë të përbashkët të dy forcave kryesore të opozitës. 

Sondazhi i dytë i Piepolit/ Për cilën parti do të votonin

Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë, falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.