Politikë

Sondazhi i Euronews/ Opozita edhe e bashkuar nuk fiton përballë PS. Qytetarët nuk i shohin si alternativë

Sondazhi i Euronews/ Opozita edhe e bashkuar nuk fiton përballë PS.

Barometri politik siç quhet sondazhi që nisi sonte në Euronews Albania thotë se nga të dhënat e para, pyetjes mes Opozitës së bashkuar dhe PS (partia në pushtet), sërish opozita nuk duket se triumfon.

Pyetja në sondazh:

Supozojmë se të gjitha partitë e opozitës bashkohen në një aleancë të vetme kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Qytetarët janë përgjigjur:

Sondazhi i Euronews/ Opozita edhe e bashkuar nuk fiton përballë PS.

Papunësia, Korrupsioni dhe emigracioni janë 3 problemet më kryesore të shqiptarëve nga të dhënat e sondazhit të Euronews Albania të kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze MRB.

Papunësia zë 61.6% të përgjigjeve të shqiptarëve si shqetësimi kryesor, pasuar nga korrupsioni 38.6%, ndërsa emigracioni është gjithashtu mes kryesorëve në masën 30.8%.

Sondazhi i Euronews/ Opozita edhe e bashkuar nuk fiton përballë PS.

Këto tre shqetësime ndiqen nga shqetësimi për standardin e jetesës, gjendjen ekonomike, mungesën e rritjes ekonomike, menaxhimin e situatës së Covid-19, taksat, sistemi i pensioneve si dhe inflacioni.

*Tiranapost.al.