Sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit/ Cila parti besoni se do të dalë e para në zgjedhje? Ja si përgjigjen shqiptarët e pyetur
Cila parti besoni se do të dalë e para në zgjedhje? Ja si përgjigjen shqiptarët e pyetur në sondazh:
'Barometri politik' siç quhet sondazhi që nisi sonte në Euronews Albania thotë se nga të dhënat e para, pyetjes mes Opozitës së bashkuar dhe PS (partia në pushtet), sërish opozita nuk duket se triumfon.
Pyetja në sondazh: Supozojmë se të gjitha partitë e opozitës bashkohen në një aleancë të vetme kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Qytetarët janë përgjigjur:
Papunësia, Korrupsioni dhe emigracioni janë 3 problemet më kryesore të shqiptarëve nga të dhënat e sondazhit të Euronews Albania të kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze MRB.
Papunësia zë 61.6% të përgjigjeve të shqiptarëve si shqetësimi kryesor, pasuar nga korrupsioni 38.6%, ndërsa emigracioni është gjithashtu mes kryesorëve në masën 30.8%.
Këto tre shqetësime ndiqen nga shqetësimi për standardin e jetesës, gjendjen ekonomike, mungesën e rritjes ekonomike, menaxhimin e situatës së Covid-19, taksat, sistemi i pensioneve si dhe inflacioni.
*Tiranapost.al.