Politikë

Sot takimi i fundit për Reformën Zgjedhore! Mbledhja shtyhet për në orën 19:00

Sot takimi i fundit për Reformën Zgjedhore! Mbledhja shtyhet për

Sot është afati i fundit për të arritur një dakordësi lidhur me Reformën Zgjedhore mes palëve, ndërsa Këshilli Politik ka kërkuar që mbledhja që do të niste në orën 17.00 të shtyhet me dy orë.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 19:00, ndërsa shtyrja ka ardhur pas kërkesës së përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknuri, i cili ka kërkuar më shumë kohë.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për të ardhur në një konkluzion përfundimtar për Zgjedhoren, ndërkohë mazhoranca nuk ka përjashtuar edhe rastin se mund ta votojë dhe miratojë atë vetë, nëse opozita nuk bie dakord për konsensus.

Tre pika që po ndajnë palët nga marrëveshja janë: depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje, si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Lexo më shumë: