Politikë

Sot zhvillohet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS! Zbardhet axhenda

Sot zhvillohet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS! Zbardhet axhenda

Ditën e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e saj të Jashtëzakonshëm në orën 17:30 në stadiumin Kombëtar “Air Albania”, në zbatim të të gjitha rregullave të distancimit social dhe masave anti-COVID.

Përgjatë Kongresit PS do të nisë procesin e analizës me strukturar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 25 Prillit, por do të shërbejë dhe si një platformë për të shpallur vizionin e socialistëve për drejtimin e vendit, “Shqipëria 2030”.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla ka paralajmëruar se në Kongres do të ketë mesazhe përshëndetjeje nga njerëz që kanë kontribuar në PS dhe për integrimin europian të vendit ndër vite. Ky Kongres përkon edhe me 30-vjetorin e ri-emërtimit të Partisë Socialiste.

Asambleja e PS ka miratuar këtë rend dite:

1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;

3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.

4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:

a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;

b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;

c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;

d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;

e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;

f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

Tiranapost.al