Politikë

SPAK do zbresë në terren më 25 prill, monitorim në të gjitha qarqet për krime zgjedhore

SPAK do zbresë në terren më 25 prill, monitorim në të

Zyrtarët nga sektori i hetimit të krimeve zgjedhore në SPAK do jenë në terren të dielën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Mësohet se ata do të jetë në gatishmëri në të 12 qarqet e vendit nëse do të mund të shfaqen probleme të cilas klasifikohen si krime zgjedhore.

SPAK- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit do të jetë përrgjegjës për hetimin e krimeve zgjedhore në të 12 qarqet e vendit për korrupsion aktiv dhe pasiv në procesin zgjedhor.

Hetuesit e SPAK në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve do bëjnë vlerësimin nëse gjatë zgjedhjeve do të kryhen vepra penale që konsiderohen si krime zgjedhore dhe janë në kompetencën e tyre.

Ndërkaq një ditë më parë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu bëri thirrje policëve të mos kursejnë askënd për shitblerjen e votës.

*Tiranapost.al.