Politikë

SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon

SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon

SPAK ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. Sipas raportimeve mediatike SPAK i është drejtuar GJKKO me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK.

Megjithatë, SPAK e ka ankimuar këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.