Politikë

Spiropali në takim me banorët e Gërdecit: Vlerësimi i Dvoranit nga SHBA, triumf për reformën në drejtësi

Spiropali në takim me banorët e Gërdecit: Vlerësimi i

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, ka qenë ditën e sotme në një takim me banorët e Gërdecit nga ku ka komentuar vlerësimin që SHBA i ka dhënë gjykatësit Ardian Dvorani për luftën e tij kundër korrupsionit.

Spiropali është shprehur se vlerësimi i Dvoranit, i cili ka humbur vëllain në tragjedinë e Gërdecit të vitit 2008, është një goditje për korrupsionin politik dhe mbështetje për reformën në drejtësi.

“I vetmi gjykatës që nuk iu nënshtrua, që humbi edhe vëllanë ketu në Gërdec, Dvorani, mori dje vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit si kampion në luftën kundër korrupsionit sepse iu doli përballë atyre që i bien ndesh reformës në drejtësi. A janë ata që bërtisnin “Dvorani, Dvorani”, Sali Berisha, Ilir Meta, etj.? I dha vlerësim DASH si i palodhur në punën e tij në kontributin që ka dhënë për materializimin e reformës në drejtësi edhe përkundër ndikimit politik dhe kriminal.”- ka thënë mes të tjerash Spiropali.

Tiranapost.al