Politikë

Spiropali për Berishën: Shpif Amerika, shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes thotë vetëm të vërtetën e kulluar

Spiropali për Berishën: Shpif Amerika, shpif Anglia, kurse Nona e

Menjëherë pasi Sali Berisha pranoi në konferencën për shtyp se është shpallur non grata edhe nga Britania e Madhe, Elisa Spiropali shkruan në Twitter:

“Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp!”.

Berisha mohoi akuzuat për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, duke fajësuar si Britaninë, ashtu edhe SHBA-të se kanë për qëllim të lënë Shqipërinë pa opozitë.

Reagimi i Spiropalit vjen edhe pas përplasjes së fundit në Kuvend me Berishën ku ky i fundit iu drejtua me termin: Spirobuçi.

Spiropali për Berishën: Shpif Amerika, shpif Anglia, kurse Nona e