Politikë

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon marrëveshjen? Ja letra dërguar ambasadorëve

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon

Opozita i ka dërguar një letër ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe dy ambasadorëve të tjerë, Luigi Soreca dhe Norman Duncan ku thonë se janë përjashtuar nga procesi i reformës zgjedhore dhe se kjo është fyese. Në letrën e dërguar, opozita thotë se nuk do e votojnë nëse nuk përfshihen në proces në mënyrë të drejtë dhe jo si qytetarë të dorës së dytë apo kartona në dispozicion të shumicës apo marrëveshjeve me kundërshtarë politikë: Të dy fajtorë të kësaj situate politike në vend. 

Por maxhoranca nga ana tjetër thotë se janë marrë parasysh dhe janë pranuar shumë nga kërkesate opozitës, e fundit ishte identifikimi biometrik i votuesve për zgjedhjet e ardhshmshme.

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon

S'pranojmë të konsiderohemi si kartona! Opozita refuzon

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri zbuloi në parlament disa nga pikat që opozita ka kërkuar për zgjedhoren dhe janë pranuar nga mazhoranca.

" Me pak fjalë edhe kërkesa e opozitës ka qenë menaxhimi i mirë i zgjedhjeve. Ne pranuam kërkesën e opozitës për identifikimin, duke pranuar që personi që merret me këtë të zgjidhet nga opozita. Nga ana tjetër, ka qenë skena e nëpunësve, që do të jetë me detyrim të shkojnë në trajnimin zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skenë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës, që do të ngarkohet posaçërisht me këtë punë".

Në lidhje me zgjedhjen e komisionerëve në qendrat e votimit dhe numërimit, Gjiknuri u shpreh se ato do të zgjidhen me short, ku 3 do të menaxhojnë procesin dhe dy do të jenë vëzhgues politik. Për të garantuar edhe më shumë opozitën, Gjiknuri tha se i është mundësuar dhe kërkesa për të monitoruar çdo qendër votimit.

"Komisionerët do të caktohen me short, do jenë 3 zyrtarë që do të menaxhojnë procesin, që do të kenë dhe dy observues politikë. Përtej kësaj, kërkesa e opozitës ka qenë edhe për garanci shtesë për procesin. Do të jenë dy numërues zyrtarë të përzgjedhur rastësisht me short, dhe përfaqësues politikë. Kanë kërkuar monitorim në cdo qendër votimi dhe iu është dhënë kjo. Puna e çdo numëruesi është e verifikueshme".

Për votën e emigrantëve, Gjiknuri tha se kjo çështje i është deleguar KQZ-së që më akt normativ të mundësojë votimin në distancë dhe se kodi i ri do të garantojë se vota e tyre nuk do të preket.

"Për sa i takon emigrantëve, ne votën e emigrantëve e kemi deleguar që KQZ me akt normativ ta mundësojë votimin në distancë. E drejta është e garantuar ndërsa procedurat do të zgjidhen me akt nënligjor. Besoj se me një manaxhim civil, administrativ por dhe me vëzhgimin partiak, Shqipëria ka mundësinë që ti bëjë zgjedhjet më të mira se sa i ka bërë kurdoherë tjetër. Të gjitha forcat duhet të lënë retorikën politike në këtë rast, të mos pengojnë integrimin dhe nëse mendojnë se kanë avantazhe elektorale le të shkojnë të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe ti mobilizojnë ata për vota. Vota e tyre nuk do të preket dhe ky kod i ri, jam i bindur që do ta garantojë këtë".

Kërkesat e opozitës për rolin  e policisë, prokurorisë janë pranuar tha Gjiknuri ndërsa kërkesa për qeveri teknike është hedhur poshtë dhe se për këtë u tërhoq dhe opozita pas diskutimeve të gjata.