Politikë

Taksë e sheshtë apo progresive? Denaj: 97% e shqiptarëve paguajnë më pak se më parë

Taksë e sheshtë apo progresive? Denaj: 97% e shqiptarëve

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj sqaroi mbrëmjen e sotme se ata që paguhen deri në 30 mijë lekë të reja do të paguajnë 0% taksë, ndërkohë që shtoi se asnjëherë nuk është thënë nga qeveria që në kontekstin e rritjes së taksave nuk do të ketë grupe që do të paguajnë më shumë.

E ftuar në "Open", Denaj theksoi se 97% e shqiptarëve e kanë taksën më të ulët se sa ishte më parë dhe se është ulur barra fiskale e tyre.

“Do ta filloj me vitin 2013 të kujtojmë se politika e taksimit progresiv ka qenë para marrjes së votëbesimit. Për 97% të shqiptarëve është një fakt. Vendosëm një taksë progresive që për të gjitha pagat nën 30 mijë lekë ishte 0 lekë. E zeruam në 2018, bëmë një përmirësim. Një pagë mes 80 mijë nëse i zbresim 30 mijë. 97% e shqiptarëve kanë ulur barrën fiskale të tyre.Ne asnjëherë nuk kemi thënë që në kontekstin e rritjes së taksave nuk do të ketë grupe që do të paguajnë më shumë, por shumica e shqiptarëve paguan më pak. Ne I kemi qëndruar parimit kush paguhet më shumë paguan më shumë. Taksë e sheshtë 9%, u vendos që 30 mijëshja do të përjashtohej nga taksimi. Diferenca me çfarë paguhej në të kaluarën dhe me çfarë paguhej tani është 160 lekë. Diferenca është vetëm një kafe. Përfitimin më të madh e kanë personat me të ardhura më të larta. I gjithë efekti do të ishte 10.8 miliardë lekë në këtë taksë. 97% e shqiptarëve e kanë taksën më të ulët se sa ishte”, tha Denaj.