Politikë

Gjiknuri i përgjigjet Presidentit: Tani na ka mbirë edhe Ilir Meta, kandidati që thotë se do shpëtoj zgjedhjet

Gjiknuri i përgjigjet Presidentit: Tani na ka mbirë edhe Ilir Meta,

Damian Gjiknuri nga Vlora, akuzon presidentin Ilir Meta se po i hedh benzinë zjarrit. Nga takimi elektoral me banorë të Sherishtës, kandidati për deputet i PS në Vlorë iu përgjigj Metës dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve, ndërsa shtoi se “po të kthehen në pushtet opozita, Vlora del jashtë hartës së investimeve: 'Se paratë do i çojnë tjetër kund'.

Damian Gjiknuri:

“Tani na ka mbirë edhe Ilir Meta, kandidati, ai ka ardhur, do shpëtojë zgjedhjet thotë, se kush e thërriti atë? Po mirë atë që e kapën në Pukë me para i PS ishte apo i këtyre? E kupton? A ka më turp? Se e di për ça më vjen inat mua, se ka një mentalitet te ca nga ata, se edhe i njohim, unë i njoh të gjithë këta aktorët e politikës, e mendojnë popullin e Vlorës, “shkrepësen duan thonë dhe janë barut”, kjo është gjëja më e tmerrshme, e mendojnë këtë popull sikur është ushtar mish për top, të marrin armët të hedhin kuislingët në det, jo mo, vlonjatët kanë vuajtur nga rrëmuja, e di që ky popull tani do qetësi, punën e tij, tani vijnë këta ti hedhin benzinë zjarrit, vjen ky që nuk ka asnjë lidhje me Vlorën, s’po flet as vlonjati kundërshtar, vjen ky do shuajë zjarrin thotë, ku e ka hallin tani? Këtij nuk i del mandati e ka ardhur Ilir Meta kandidat i LSI në Vlorë.

Sipër videos që ka postuar në Facebook, Gjiknuri shkruan:

Me banorë të Sherishtës në njësinë administrative Qendër ku bëra thirrje për gjithë qytetarët e Vlorës të mos bien pre e deklarimeve provokative pasi vlonjatët nuk janë mish për top. Deklaratat e Presidentit synojnë të tensionojnë artificialisht fushatën. Do monitorohet çdolloj lëvizjeje pasi mund të tentojnë edhe të korruptojnë. Fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë dhe e padiskutueshme në gjithë Qarkun e Vlorës!

*Tiranapost.al.