Politikë

Tani që u ul në tryezën e zgjedhores, ambasadorët takojnë Bashën

Tani që u ul në tryezën e zgjedhores, ambasadorët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim prej ditësh bënte thirrje të miratohej reforma zgjedhore, duke iu përgjigjur (jo drejtpërdrejt) edhe presidentit Meta, ku dje theksonte në një mesazh në faqen e Ambasadës vitin 2016 dhe vullnetin e shqiptarëve për votë të lirë.

Pasi vendimit të Bashës për të përfunduar me maxhorancën reformën zgjedhore, Ambasadorja i shkoi në zyrë Bashës dhe pas takimit inkurajoi palët ta miratojnë reformën siç e kanë përcaktuar vetë: Me 31 maj.

Dhe një ditë pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, sot Lulzim Basha po zhvillon një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe ka nisur në orën 16:00.

Tani që u ul në tryezën e zgjedhores, ambasadorët

Dje Basha se do bëjë gjithçka për përmbylljen sa më shpejt të kësaj reforme. Ndërsa anërarët e Këshillit Politik zhvilluan mbledhjen e radhës ku ranë dakord për tre çështje. Ditën e nesërme pasdite është mbledhja e radhës ku pritet të ezaurohen edhe çështje të tjera.