Politikë

Tare: Jeni i qetë për pasurinë tuaj kur ta deklaroni? Berisha: Do e kisha dashur një vilë, por s’ia lejova vetes në pushtet dhe një sqarim për Vilën e Lalzit

Pas një bllokade 10 vjeçare, Sali Berisha ka pranuar ftesën për intervistë të gazetares Ilva Tare.

Tare: Jeni i qetë për pasurinë tuaj kur ta deklaroni? Berisha: Do

Në 'Ilva Now' Berisha ka folur për opozitën e tij, dhe ka dhënë sqarime edhe për deklarimin e pasurive. I pyetur nëse është i qetë për pasurinë e tij, ai tha se kam gjithsej vetëm 125 metër katror apartament.

‘E kam dashur një vilë edhe unë, por duhet të merrja një kredi të madhe, por nuk më shkonte ta bëja këtë në pushtet’, tha Berisha.

Vila në Lalz, i thotë gazetarja?

Berisha: Dhëndri im vjen nga një familje që ka qenë pronar të tre tokave në Tiranë. Ai s’ka marrë as një të dhjetën e tyre. Toka ka pasur në Shkodër dhe s’ka marrë asnjë metër katror. Nëse Edi Rama do të fshihet pas vilës së dhëndrit apo kunatit tim, e ka gabim. Nuk është kështu si me vilën e tij në Surrel. E kërkova në Parlament Vettingun dhe ai s’e pranoi.

-Ndërkaq Sali Berisha rikthehet në një intervistë me gazetaren Ilva Tare pas 10 vitesh, jo fort të dashura mes njëri-tjetrit.