Politikë

Taulant Balla do të padisë Lulzim Bashën: Ka hedhur akuza të pavërteta ndaj meje

Taulant Balla do të padisë Lulzim Bashën: Ka hedhur akuza të

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se po përgatit një padi kundër kreut aktual të PD, Lulzim Basha për shkak se sipas Ballës, kryedemokrati ka hedhur akuza të pavërteta kundër tij gjatë një takimi elektoral në Elbasan.

Balla ka thënë se këto akuza bëhen për fushatë të brendshme brenda PD dhe se do të lejojë drejtësinë të vendosë.

“Jam duke bërë gati një padi ndaj Lulzim Bashës për disa akuza të pavërteta që ka hedhur ndaj meje para disa ditësh në Elbasan për nevojat që i duhen atij, për ta votuar në Elbasan. Por le të jetë gjykata mbi këto akuza”- ka thënë Balla i ftuar në emisionin “Real Story”.

Tiranapost.al