Politikë

Të dhënat personale nuk kanë ndikim në fshehtësinë e votës dhe as në procesin zgjedhor të 25 Prillit

Të dhënat personale nuk kanë ndikim në fshehtësinë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet sot për ndikimin që mund të kenë të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve me ndikimin në procesin zgjedhor dhe fshehtësinë e votës për 25 Prillin.

Celibashi deklaroi se database tregon preferencat politike të qytetarëve, por në fakt askush nuk e di si kanë votuar ata në zgjedhje. kreu i KQZ tha gjithashtu se databaza e publikuar nëpër portale nuk afekton procesin zgjedhor të 25 prillit.

"Në lidhje me çështjen e fshehtësisë së votës, nuk besoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë pasi ato të dhënat demonstrojnë preferencat e qytetarëve të ndryshëm, preferenca politike por askush nuk e di se si ata kanë votuar, apo se si do të votojnë. Pastaj në lidhje me diskutimin, mendoj që nuk do ishte e udhës që KQZ të përfshihet, ka boll faktorë e institucione, duhet të bëj punën që është ngarkuar”.

Pyetja gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: A mund të ketë manipulim të votës, apo votim të dyfishtë?

Celibashi: “Nuk ka asnjë lloj informacioni, lidhje, me procesin e votimit, nuk e afekton, sikurse thashë janë pasqyruar preferencat e qytetarëve, politike por s’ka lidhje me procesin zgjedhor, si qytetarët do votojnë, e për kë do votojnë më 25 prill."

*Tiranapost.al.