Politikë

Të kyçur prej orës 5. Ku po 'çalon' Zgjedhorja?

Të kyçur prej orës 5. Ku po 'çalon'

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore nisi sot që prej orës 17:00. Kanë kaluar më shumë se tre orë dhe palët ende vijojnë në mbledhjen me dyer të mbyllura. Palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet nesër por nuk dihet se  çfarë do të ndodhë dhe nëse ky afat do të zbatohet, e për të ciën bëjnë apel ndërkombëtarët.

Ku palët kanë mosmarrëveshje?

Mësohet se Rudina Hajdari ka hedhur disa ide për ndryshimin e sistemit zgjedhor sipas modelit danez. Diskutimet kanë qëne të nxehta mes palëve por nuk është arritur konsensusi. Siç ka deklaruar më parë Damian Gjiknuri ndryshimi i sistemit në këtë moment nuk mund të arrihet dhe se edhe nëse bëhej do të thotë të ndryshosh Kushtetutën.

Ndërsa mes PS dhe PD, teknologjia mbetet problemi. Partia Demokratike kërkon identifikimin biometrik në gjithë territorin për zgjedhje, për të garantuar sipas tyre se nuk do të ketë falsifikim të votave dhe votim familjar. Por PS thotë se identifikimin biometrik mund ta vendosin në zonat që PD  konsideron më problematiket. Ky  propozim vijon të kundërshtohet nga opozita.

Nuk dihet se si do të bien dakord palët.

Deri më tani, maxhoranca dhe opozita kanë dakord në tre çështje:

1. Financimi i partive

Financimi nga privati do jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

2. Kuota gjinore

Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

3. Periudha zgjedhore

Shkurtimi i periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj bëhet 1 muaj. Zgjedhjet nuk do zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik. Periudhat e zgjedhjeve janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.