Politikë

Topi është në fushën e Lulit! Deklarata e ambasadores pas 9 orësh bisedime me marrëveshjen në dorë

Topi është në fushën e Lulit! Deklarata e ambasadores pas 9

Pas takimit 9 orësh në rezidencën e ambasadores, Yuri Kim e tha qartë: Që maxhoranca ka bërë lëshime për reformën zgjedhore, dhe se tani topi është në dorën e PD-së. Ambasadorja la të nënkuptojë se opozita ende nuk ka firmosur marrëveshjen për reformën zgjedhore. 

Raportohet se pas ndërprerjes së parë të takimit, Vasili dhe Bylykbashi nuk kanë shkuar në rezidencën e ambasadores.

Deklarata e plotë e Yuri Kim: 

Kemi pasur një ditë të gjatë, sikurse jeni në dijeni jemi takuar për 9 orë dhe bëmë progress të mirë, u takuam gjithashtu sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thashë dhe dje në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit, çdo pale, parti i kërkohet që të japë në mënyrë që të fitojë, Në fakt çdo palë dha. Gjithashtu çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të vecanta partisë në pushtet. Ne bëmë të qartë se partia në pushtet kanë privilegjet e tyre ndaj duhet të jepnin më shumë dhe në fakt ata e bënë. Këshu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, është një marrëveshje e cila do ta vendosi Shqiëprinë në mënyrë të palëkundur në anëtarësim.

Marrëveshja përmban masa që janë adresuar trajtuar nga ODIHR. Përmban gjithashtu disa hapa domethenëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR por do shiheshin si hap përpara për Shqipërinë. Ka ardhur koha për opozitën për PD për mikun tim Luli Basha që të baraspeshojmë të gjithë faktorët dhe të thonë Po për popullin shqiptar dhe Po për vendin në Europë. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në duart e tij.

Ambasadorja iu drejtua Bashës me Luli pas një deklarate të gazetarit Peka i cili thoshte se Basha i kishte kërkuar ambasadores të mos e thërriste Luli. Por për ambasadoren ky lajm është absurditet.