Politikë

Topin e ka Luli Basha: Po presim ku do ta çojë.. apo do ta mbajë poshtë fanellës

Topin e ka Luli Basha: Po presim ku do ta çojë.. apo do ta

Topi tani është në fushën e mikut tim Luli Basha, deklaroi ambasadorja amerikane mbrëmë për Reformën Zgjehdore, pas takimit që zgjati 9 orë në rezidencën e saj e në praninë e dy ambasadorëve, Luigi Soreca e atij britanik Norman Duncan.

Në Kuvend sot Rama komentoi deklaratën e saj, ndonëse tha se nuk i kishte pelqyer fakti që ambasadorët të përfshihen në procese të reformës zgjedhore.


Rama tha: Nuk e di si mendoni ju, unë kam mendimin tim që nuk do ta them, le të presim ata që kanë topin të thonë se ku do të çojnë  topin, do e nxjerrin nga stadium, do e kapin apo do të thonë topin e kam unë , penalltinë e gjuaj unë. Po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do gjuhet por do të mbahet poshtë fanellës, ne e dime se si do shkojë procesi, ajo që dimë është se nuk kemi harruar që ka dhe një opozitë tjetër këtu dhe procesi do vahzdojë duke ndarë drajtin e marrëveshjes me ju.