Politikë

Transformimi në "look" i Najada Çomos

Transformimi në "look" i Najada Çomos

E shfaqur në Piter Pan, Najada Çomo ka ardhur me një pamje krejt të re. Ka hequr dorë nga flokët e kuqe në pink, nga theksimi i vetullave tipike për doktoreshë Najadën, dhe me një kostum stil bardhe e zi.

Kostumin bardhezi, me këmishë të bardhë me prerje mashkullore, Najada ka preferuar ta mbajë "casual". Detaji i kravatës së zgjidhur është modern, të cilin e kemi parë së fundmi nëpër eventet presidenciale në Amerikë. Por jo vetëm aty, shumë aktore hollivudi si Charlize Theron, Cate Blanchett, Nicole Kidman etj. nuk i lidhin kravatat.

Pantallonat janë prerje kaushi, tipike për t’u veshur me atlete ose loafers.

Najada Çomo është e ftuar sonte në Piter Pan të Alketa Vejsiut, ku po prezantohet tashmë si doktoresha që kaloi në politikë. Ajo është kandidate e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Transformimi në "look" i Najada Çomos

Transformimi në "look" i Najada Çomos

Nga Stela Sallaku/ Tiranapost.al