Politikë

Tre mesazhet kryesore të Metës sot në konferencën për mediat: Për Bashën, Ramën dhe për të ardhmen e tij politike

Tre mesazhet kryesore të Metës sot në konferencën për

Presidenti Meta mbajti sot një konferencë për shtyp, të parën për këtë vit. Mesazhet dhe çëshjet kryesore të Metës i gjen përmbledhur më poshtë.

Mesazhi për Bashën dhe krahasimi me dorëheqjen e Ramiz Alisë:

“Më vjen keq kur shoh pas 30 vitesh një sjellje të tillë, që kurrë Ramiz Alia s’do guxonte ta bënte, ishte President dha dorëheqjen e i tha palës tjetër, merrni edhe Presidentin. Pas 30 vitesh ne krenohemi për këtë situatë që kemi dhe na duket Maqedonia e Kosova vite dritë para për sa i takon demokracisë”, tha Meta duke kujtuar dorëheqjen e Ramiz Alisë.

Mesazhi për Ramën dhe fajësimi i tij për protestën në selinë e PD-së:

“Ajo që ndodhi tek selia e PD-së ishte një përpjekje e organizuar për të hequr vëmendjen nga vjedhja masive që po i bëhet vendit, nga ata 500 mijë të rinj që po ikin”, tha Meta.

Mesazhi në lidhje me të ardhmen e tij politike:

“Zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo. zero, zero, zero. Ata që duan të spostojnë vëmendjen nga çështje të tjera. Vota e lirë. Ilir Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e pres të thërrasë pop shqiptar ama për të mbrojtur votën e lirë, për të zbardhur aferat kriminale qindra miliona euro. Ato që ndodhin tek selia janë përpjekje të stisura, të mirëorganizuara për të larguar vëmendjen.

Kështu që asnjë shqetësim për atë çështje. Në qoftë se do kishte thënë Gjykata që dekretet e presidentit ishin antikushtetuese do shkonim në Gjykatat europiane, jo vetëm për të mbrojtur qytetarët shqiptarë, por dhe ata europianë se përbën precedent. Unë nuk mund të rri, Durrësi, probleme shumë të mëdha dhe qytete të tjera me probleme, nuk mund të rri indiferent. Mos kini merak se 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do më keni. Mos u shqetësoni. Do jem në krye të gjitha përpjekjeve për vendosjen e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë”.

I pyetur më tej nga gazetarët: Ju keni hyrë në muajt e fundit të mandati tuaj. Keni paralajmëruar se do ti ktheheni politikës. A do keni bashkëpunim me Berishën për të mundur dyshen Basha –Rama le të themi?

Meta tha: “Kjo është pyetje pa asnjë sens. Pas 25 prillit misionin si president e quaj të përfunduar por detyrën e bëj çdo ditë sepse respektoj institucionin.

Do ishte dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër. Por më duhet të tregoj respekt për shtetin, institucionet. Unë bëra çdo gjë që të mos kapet Reforma në Drejtësi siç është kapur”.

Meta njoftoi se i ka dërguar një letër komisionerit shtetëror për zgjedhjet ku kërkon zhvillimin e zgjedhjeve vendore për bashkitë pa kryetarë.

“S’dua të dëgjoj më “Durrësi pa kryetar, çfarë bën presidenti”? Mundësia e abuzimit është e madhe, ka kryetar te zgjedhur që abuzojnë, jo më te pazgjedhur qe abuzojnë me lehte. Unë përmbush detyrimin tim në këtë çështje”, tha Meta.