Politikë

“U përpoqa të largohem nga politika”, Meta tregon fillimet e karrierës: Kur futesh në valle s’del dot më

 

“U përpoqa të largohem nga politika”, Meta tregon fillimet

Presidenti Ilir Meta ka folur sot për fillimet e tij në politikë.

I ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin”, Meta tregoi se politika nuk ka qenë qëllimi i tij dhe se kishte dashur gjithmonë të formohej si ekonomist.

Madje ai shtoi se ka bërë edhe përpjekje për tu larguar nga politika, ndërkohë që me humor tha shprehjen: “hedh dy lekë futesh në valle më pas hidh sa të duash s’del dot më”.

“Unë kam qenë deputeti i parë që i është hequr imuniteti në vitin ‘93 pa asnjë arsye, por ishte hakmarrje ndaj Skraparit që votoi majtas. Por kjo më ndihmoi për tu bërë edhe më popullor në opinionin publik dhe shumë shpejt me burgosjen politike të Fatos Nanos u bëra nënkryetar i PS dhe kjo më dha më shumë vizibilitet dhe mundësi për të qenë aktiv. Por ajo që mund të them me bindje është se nuk kam pasur në plan të bëhem politikan, as president, as kryeministër, as deputet. Qëllimi im ishte të ecja përsa i takon formimit tim si ekonomist madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar, por si është ajo: Hedh dy lekë futesh në valle dhe hidh sa të duash më pas nuk del dot”. Dhe ja ku jemi”, tha presidenti Meta.