Politikë

Ultimatumi i Metës se do shpërndajë Parlamentin, Ruçi: E mirëpres sa herë që të dojë të vizitojë Kuvendin

Ultimatumi i Metës se do shpërndajë Parlamentin, Ruçi: E

Kreyparlamentari Gramoz Ruçi u pyet në konferencën për media me homologun e tij austriak lidhur me paralajmërimin e Presidentit Meta se do të shpërndajë Parlamentin, duke thënë se detyrën e tij e ka të përcaktuar në Kushtetutë. “Më obligon Kushtetua që të mirëpres presidentin sa herë që ai do të vizitojë Parlamentin apo do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim Parlamentit”, tha Ruçi.

Pyetje: Përgjigjja që keni për Presidentin Meta për ultimatumin se do të shpërndajë Parlamentin?

Gramos Ruçi: Ju mezi prisni dalje për të krijuar lajm, por unë do të jem shumë shkurt. Si kryetar i Parlamentit në emër të deputetëve fokusi jonë është perënduar në 3 çështje: hapja e negociatave, vazhdimi i reformave dhe pas përfundimit me sukses të konferencës së donatorëve implementimi sa më shpejt dhe me transparencë të rindërtimit të pasojave të tërmetit të nëntorit 2019. Marrëdhëniet e mia me presidentin i ka përcaktuar qartë kushtetuta e Shqipërisë. Parlament funksion ka atë legjislativ, ashtu si presidenti ka të drejtën e dekretimit dhe kthimit të ligjeve që merr nga Parlamenti. Secili institucion është sovran në vendimet që jep, si parlamenti dhe presidenti në projektligjet që miraton apo kthen. I tillë është dhe për 2 dekretet e fundit që Kuvendi do t’i shqyrtojë me shumë përgjegjshmëri brenda procedurave parlamentare, dhe shumë mirë që korrespondon me afatet e ardhjes së Venecias, dhe unë nuk duhet të flas para kohe, por me qëndrimin dhe votën time lidhur me këto dy dekrete. Më obligon kushtetua që të mirëpres presidentin sa herë që ai do të vizitojë Parlamentin apo do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim Parlamentit.

Ruçi u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me kreun e shtetit:

"Marrëdhëniet janë brenda kuadrit kushtetues dhe njerëzor. Pyetja ishte si socialist i vjetër kam kontaktuar? Siç e dini presidenti është i depolitizuar, por dhe unë që nuk jam i detyra nga Kushtetuta këto 2 vjet kam qenë totalisht i depolitizuar. S’e kam përdorur mikrofonin e Kuvendit për probleme politike, nqs presidenti ka nevojë për qëndrimet e mazhorancës, mund ti thërrasë, si edhe anasjelltas mund t’i kërkojnë takim, por jo unë".