Politikë

Urimi i Erjon Braçes për ditëlindjen e PS është një thirrje për socialistët si Drini

Urimi i Erjon Braçes për ditëlindjen e PS është

Në 31-vjetorin e socialistëve, urimi i Erjon Braçes është për të gjithë anëtarët e thjeshtë që i janë bashkuar rishtazi kësaj force politike. Duke i quajtur brezi i dytë i familjes politike të PS, Braçe urimin e tij e ka personifikuar me Drinin dhe të gjithë ata që si ai përbëjnë pikërisht bazën në çdo njësi, lagje, fshat apo qytet.

Urimi i veçantë i Erjon Braçes:

Gëzuar ditëlindjen Drin Balla!

Gëzuar ditën tënde të lindjes, të 35-ën!

Gëzuar edhe ditën e lindjes së PS!

Ti ke lindur në një ditë me të! Sot është e gjithë dita jote.

Për prindërit që të sollën në jetë, të rritën e bënë kaq, familjen tënde, fëmijët, cilindo pranë teje, ti je për ta!

Por edhe në PS, dita jote është, dita juaj, njerëzve të zakonshëm që bëni Partinë Socialiste.

Kjo parti është prej jush dhe ka kuptim për ju!

Sot, nderi e respekti iu takon atyre që e themeluan këtë familje, e rritën, e mbrojtën, nuk u dorëzuan prej përndjekjes e dhunës mbi ta, e rigjeneruar, e hapën, e modernizuan, e fuqizuan, e bënë fituese, aty poshtë, - në bazë themi ne,

në shtëpitë e vogla të territorit, në fshat, në lagje, në qytet, në veri e jug, lindje e perëndim, në Çermë, Grabian, Remas, Gradishtë, Divjakë, Lushnjë, Kolonjë, Bubullimë, Krutje, Allkaj, kudo në Lushnje, në fushë e në kodër.

Ti, të tjerë si ty, jeni brezi i dytë i kësaj familjeje të madhe e të fortë, brezi pas prindërve themelues, atyre me ty në foto, të tjerëve që janë kudo e na bënë pjesë të kësaj familjeje, janë me ne, por edhe na shohin prej lart, gëzohen për ne, na gjykojnë, na qortojnë, na përmirësojnë, por një gjë ama na e mësuan: Ti hapim shtëpitë e vogla të terrenit për të tjerë njerëz, të rinj, brezin e tretë në PSSH! Sepse drita në këtë shtëpi, nuk duhet të shuhet kurrë!

Duhet të jetë gjithnjë dikush aty që ta ndezë dritën, të ndezë flakën, nxjerrë e vendosë lart flamurin, hapë derën e të presë pa pushim të tjerë të rinj, të flasë me ta, t’i bindë, t’i rrisë në betejë për bindjet tona, të majtën, interesin publik, interesat e njerëzve të zakonshëm aty në Çermë, në Divjakë, në Lushnjë, në të gjithë Shqipërinë!

Për këtë kjo familje u themelua 31 vite më parë!

Gëzuar Drin!

Gëzuar çdo socialisti kudo që është!

Nder e dinjitet, punë e pastërti, drejtësi e barazi!